Loading...
Tentoi të kalojë kufirin me armë, arrestohet gruaja 45-vjeçare
Transmetuar më 22-04-2019, 19:16

Një grua nga Fieri është ndaluar ditën e sotme në kufi, ku tentoi të kalojë me një armë të fshehur në makinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës në vijën e dytë kontrolluan automjetin nën drejtimin e shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit pistoletë Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Nuk dihet ende qëllimi i armëmbajtjes teksa pritet marja në pyetje e 45-vjeçares për të mësuar më shumë.

Ajo është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...