Loading...
Shifrat e frikshme, ja sa shqiptarë preken në vit nga kanceri
Transmetuar më 22-04-2019, 20:32

Shifrat e personave të prekur nga sëmundjet tumorale, vijnë në rritje nga viti ne vit.

Ekspertët e shëndetësisë, thonë se kjo ka ardhur edhe si pasoje e ndërgjegjësimit për identifikimin e sëmundjes. Në krye të të prekurve qëndrojnë ata me kancer në mushkëri.

"Kemi 5500 raste të reja në vit, kryesor kanceri i mushkërive me 770, i gjirit me 653 raste dhe pastaj të tjerët.

Por rritja e numrit të rasteve, sipas mjekeve është shoqëruar me ulje të vdekshmërisë nga këto sëmundje, që nëse kapen në kohe edhe mund të trajtohen.

Nëse e krahasojmë me vitet 1990 apo 2000 që kishim në hov të vdekshmërisë, tani mund të themi që e kemi vënë nën kontroll vdekshmërinë,”-shprehet për tvklan, Alban Ylli, specialist ISHP.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria ka një përhapje të moderuar të sëmundjeve tumorale me një mesatare më të ulët se të gjitha vendet europiane.

Loading...
Loading...