Loading...
Qeveria tranzitore, Basha me aleatët për koalicionin opozitar
Transmetuar më 23-04-2019, 09:40

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Marrëveshja e parë u bë mes Bashës dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut.

Në takim veç Bashës, janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.

Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore. Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Qëllimi i kësaj marrëveshje janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore. Kjo është edhe arsyeja pse opozita e bashkuar protestona

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1.Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2.Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje  të lira dhe të ndershme

3.Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4.Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5.Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 .Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7.Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8.Angazhohemi për lufte pa kompromis  ndaj krimit të organizuar

9.Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10.Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...