Loading...
Aktori anuloi martesën pas katër ditësh, kërkesa e papritur e ish-gruas
Transmetuar më 23-04-2019, 14:02

Anulimi i martesës pas vetëm katër ditësh, mund ti kushtojë shtrenjtë aktorit amerikan Nicolas Cage.

Kjo pasi ish-bashkëshortja e tij, make-up artist Erika Koike, ka kërkuar dëmshpërblim ekonomik për shkak të dëmit të shkaktuar me këtë veprim të aktorit.

Gjithçka pasi Cage, kërkoi anulimin e martesës, duke thënë se kishte qenë i dehur kur kishte firmosur.

Por Erika Koike ka depozituar në gjykatë një kërkesë, ku kërkon dëmshpërblim nga aktori, duke e akuzuar për mashtrim, shkruan noa.al.

Erika nuk e kundërshton anulimin e martesës, por për shkak të dëmtimit të imazhit kërkon shpërblim me para dhe që aktori të mbulojë shpenzimet ligjore. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...