Loading...
Grabitja e Rinasit, shpallet në kërkim ish-efektivi i policisë
Transmetuar më 23-04-2019, 14:57

Një ish-efektiv i policisë është shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për Mariglen Hoxhën, i cili dyshohet se ka lidhje me bandën e grabitësve.

Ndërkohë deri tani si të dyshuar janë arrestuar katër persona, Alkon Bengasi, 34 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç dhe Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë. /a.y/noa.al

Grabitja në Rinas, Bengasi pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Dalin fotot e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes

Loading...
Loading...