Loading...
Parashikimi i motit, e mërkurë 24 prill 2019
Transmetuar më 23-04-2019, 15:01

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Më të dendura paraqiten në ekstremin verior duke gjeneruar shira lokal.

Pas mesditës pritet kthjellim gradual i motit dhe në këto zona duke bërë që në të gjithë territorin të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por në mesditë rriten duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...