Loading...
Vendi me bilancin tragjik, në tre muajt e parë të vitit 8493 të vdekur
Transmetuar më 23-04-2019, 15:45

Një rekord negativ për sigurinë, ku vetëm në tre muajt e parë të vitit 2019, shteti i Meksikës, ka shënuar bilancin më të dhunshëm të viktimave.

Kjo pasi janë regjistruar 8943 vrasje që nga muaji janar deri në mars.

Një numër i tillë, përfaqëson një rritje prej 9.6%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndërkohë viti i kaluar u cilësua si më i dhunshmi në historinë e Meksikës me mbi 33 mijë e 500 vrasje, numri më i lartë i viktimave, qysh kur kanë nisur regjistrimet në vitin 1997.

Ky rekord bie ndesh me deklaratat e Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, sipas të cilit, numri i vrasjeve nuk janë rritur gjatë presidencës së tij, e cila nisi në muajin dhjetor. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...