Loading...
Kriza politike, ambasadori Soreca i shkon në zyrë Lulzim Bashës
Transmetuar më 23-04-2019, 17:30

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca po zhvillon një takim me kryedemokratin Basha.

Kjo lëvizje vjen në të njëjtën ditë kur partitë opozitare firmosën marrëveshjen e përbashkët për aksionin e radhës.

Kjo, dhe shumë çështje të tjera të karakterit politik, mësohet se janë të qendër të bisedës mes ambasadorit Soreca dhe Lulzim Bashës.

BE ka qenë i qartë në qëndrimet që ka mbajtur deri më tani për situatën politike në vend.

Madje edhe vetë Soreca ka përsëritur disa herë domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga spektri opozitar për një gjë të tillë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...