Loading...
Akademiku Fuga: Çfarë duhet bërë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje
Transmetuar më 24-04-2019, 01:53

Akademiku i njohur, Artan Fuga, shprehet i shqetësuar për krizën politike që ka përfshirë vendin dhe thotë se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ai nuk ka për të votuar.

“Në rast se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, unë personalisht nuk do të votoj. Nuk mund të gjykoj dot nëse opozita me këtë lëvizje që po bën, po bën mirë apo keq. Këtë nuk e di dhe nuk kam si ta di, them mund të shikohet më vonë", tha prof. dr. Artan Fuga.

"Opozita ka braktisur garën. Kjo lëvizje ka anë pozitive dhe negative për Shqipërinë. Se cila nga këta, ana pozitive a negativja prevalon në momentin e fundit, këtë nuk e di dhe nuk besoj se ka shqiptar që e di këtë”, – shtoi Prof. Fuga.

Loading...
Loading...