Loading...
Dita Botërore e Librit në Shqipëri, një këmbanë alarmi pë marrëdhënien e humbur me librin
Transmetuar më 24-04-2019, 02:46

Tashmë pranohet prej të gjithëve, e konfirmojnë statistika, studime e analiza: Marrëdhënia e lexuesve me librin, ka ndryshuar shumë, dhe jo pozitivisht.

Faktorët ndikues në këtë porces ftohjeje, janë të shumtë, duke nisur nga ritmet e shtrirjes së teknologjisë, deri tek pamundësia e buxheteve personale për të blerë libra në mënyrë të vazhdueshme, e padyshim mungesa e theksuar e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse, për nxitjen e politikave që të afrojnë me librin.

Për kreun e shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, Dita Botërore e Librit, vjen në Shqipëri si një këmbanë alarmi për situatën ku gjendet sot marrëdhënia me librin.

Largimin nga marrëdhënia fizike me librin, e pohojne edhe të paktët lexues të rregullt që frekuentojnë sot bibliotekat, tejet modeste e të pakëta të lagjeve.

Zbehja e interesit të qytetarëve për t’u afruar me librin, është padyshim pasqyrë e pamundësive për ta përmbushur atë.

Studimi i fundit i INSTAT mbi marrëdhënien e shqiptarëve me librin, ishte një alarm, që shkonte në të njëjtën linjë me anketat e realizuara nga shoqata e botuesve.

Sipas kësaj statistike, për vitin 2017, rreth 1 milion shqiptarë, nuk kishin lexuar asnjë libër, ndërsa terren modest, kishte fituar disi leximi on-line.

Loading...
Loading...