Loading...
Studimi europian gjen se kush bën shkollën e lartë ka zemër më të shëndetshme
Transmetuar më 24-04-2019, 03:50

Edukimi përmes studimeve të ciklit të lartë universitare është ndërlidhur gjithmonë me punë më të mira, rrogë më të mirë, dhe tani, edhw me një zemër më të shëndetshme.

Njerëzit që kalojnë më shumë vite në shkollë kanë rreziqe më të vogla të sëmundjeve të zemrës, sipas një ekipi ndërkombëtar të hulumtuesve nga Universiteti i Lausanne në Zvicër, Universiteti i Londrës dhe Universiteti i Oksfordit në Angli.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën ndërkombëtare dhe evidentohet se për këtë konkludim, ekipi hulumtues ka ekzaminuar 162 variante gjenetike të ndërlidhura me vitet e shkollimit nga përafërsisht 544,000 meshkuj dhe gra, shumica prej të cilëve kishin qenë me prejardhje evropiane.

Me ndihmën e këtyre informacioneve gjenetike, hulumtuesit kanë qenë të aftë të konkludojnë se një predispozitë gjenetike me më shumë edukim është e ndërlidhur me rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Loading...
Loading...