Loading...
Shqipëria e varfër, 25% e të punësuarve paga 240 mijë lekë dhe shifra e ulët me mbi 120 mijë lekë
Transmetuar më 24-04-2019, 08:05

Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurimeve shoqërore gjatë vitit të kaluar deklaruan paga 24 mijë lekë në muaj sipas të dhënave të INSTSAT referuar listëpagesave në tatime. Në raport me fundit e vitit 2017 numri i atyre që sigurohen me pagë minimale ka rënë me 3 për qind. Rënia sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet te këtë ardhur si pasojë e daljes nga skema e rreth 23.6 mijë të vetëpunësuarve të cilët siguroheshin me paga minimale.

Kategoria e dytë më e madhe që paguajnë sigurimeve janë punonjësit me pagë 60 -95 mijë lekë në muaj. Kjo kategori punonjësish zë 17 për qind të kontribuuesve dhe kryesisht përfaqësohet nga punonjës të administratës publike dhe punonjësve të shtetit.

Numri i personave që paguajnë sigurime në këtë kategori page u rrit me 0.5 për qind në raport me vitin 2017, dhe kjo erdhi kryesisht prej rritjes së pagave në sektorin shtetëror.

Kategoria e tretë më e madhe për numrin e punonjësve me sigurime janë ta që marrin 24-30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 15.1 për qind të totali të punonjësve që paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.

Më pas për numrin e lartë të kontribuuesve vjen kategoria e pagave nga 30,001- 40,000 mijë lekë në muaj, të cilët zënë 13 për qind të totalit të kontribuuesve.

Ndërsa 4,7 për qind e kontribuuesve paguajnë sigurime shoqërore për një pagë mujore më të lartë se 120 mijë lekë, shkruan ‘monitor’.

Sipas të dhënave administrative të INSTAT në vitin 2018 numri mesatar i të punësuarve ishte mbi 1.3 milionë persona, por në të njëjtin vitin numri mesatar që paguan kontribute tek sigurimet për efekt pensioni ishte 778,111 persona.

Nga të dhënat shihet se rreth 360 mijë persona janë numëruar si të punësuar por ato nuk kanë paguar sigurime.

Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.

Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.

Loading...
Loading...