Transmetuar më 24-04-2019, 10:00

Një shërbim fotografik në kërkim të shkrepjes perfekte para dasmës, u përmbyll me një larje të padëshiruar, në ujërat e lumit Pamba në Indi.

Çifti i ri që u rrëzua nga kanoe, teksa po fotografoheshin janë Tijin Thankachen dhe Silpa.

Bëhet fjalë për një çift indian i cili po realizonte një shërbim fotografi, para dasmës së projektuar për në 6 maj.

Të mbuluar me një gjethe të madhe e cila shërbente si çadër, dy të rinjtë humbën ekuilibrin dhe u rrëzuan.

Episodi që shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ka ndodhur fundjavën e lënë pas në Pathanamthitta, në shtetin e Kerala. /a.y/noa.al