Loading...
Prag zgjedhjesh, ashpërsohet gjuha e kandidatëve për presidentë në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 28-04-2019, 11:09

Në dyvjetorin e ngjarjeve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale gjuha e kandidatëve për president është ashpërsuar.

Kandidati i pavarur i shumicës i mbështetur nga 31 parti të majta Stevo Pendarovski është hedhur në sulm dhe ka kërkuar nga kundërshtarja e tij të dënojë sulmin e dy viteve më parë në parlamentin e vendit.

“Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë në të cilin ka ndodhur një akt si 27 prilli.VMRO-DPMNE-në dhe Gordana Siljnovska Davkova, nuk kanë të drejtë të flasin për drejtësinë, përderisa ende nuk kanë guxim, edhe pas dy viteve, ta dënojnë politikisht ose edhe në aspektin njerëzor aktin e 27 prillit” tha zoti Pendarovski.

Nga ana tjetër kandidatja e djathtë ka sulmuar Marrëveshjen e Prespës pasi gjithçka që ndodhi pas referendumit është jokushtetuese dhe të pasuksesshëm.

Sipas saj në Marrëveshje shkruhet që patjetër të respektohet rezultati, gjë e cila, sipas saj, nuk e bë nga pushteti aktual.

Sipas saj në brendësinë e Marrëveshjes së Prespës ekziston kompetencë e GJND-së për probleme mes Maqedonisë dhe Greqisë.

E teksa situata sa vjen edhe bëhet më e nxehtë në prag të 5 majit, ka qenë përseri kryeministri Zaev i cili ka përseritur se nëse nuk arrihet pjesmarrja mbi 40 përqind apo nuk fiton kandidati i tij Pendarovski, në të dy rastet vendi do të shkojë në zgjedhe të parakohshme.

Loading...
Loading...