Loading...
Fotografia e përbashkët e liderëve të Ballkanit me Merkel dhe Macron
Transmetuar më 29-04-2019, 21:46

Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit janë takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emannuel Macron.

Pas takimit që zgjati rreth 3 orë të gjithë së bashku kanë realizuar një fotografi të përbashkët, ku krahas Merkel dhe presidentit francez Macron shfaqenedhe liderët që morën pjesë në takim.

Nw foto shihen kryeministri Edi Rama, presidenti dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, ai i Kroacisë, Sllovenisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mohgerini, gjithashtu e pranishme në këtë takim.

Loading...
Loading...