Cila është mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
Transmetuar më 02-05-2019, 13:58

Nëse po programoni që të bëheni me fëmijë, është e rëndësishme që të njihet mosha më pjellore për mashkullin dhe për femrën. Ajo që duhet të dini është se mosha pjellore nuk është e vetmja periudhë kur femra mund të ngelë shtatzënë, pasi përparimi i shkencës i ka thjeshtëzuar gjërat.

E ashtuquajtura “ora biologjike” nuk ka të bëjë vetëm me femrat, të cilët në një moment nuk mund të ngelen më shtatzënë, por kjo orë vlen edhe për mashkullin.

Femrat kanë një periudhë pjellorie të limituar, e cila përgjithësisht nuk e kalon moshën 50-vjeçare, kur ndodh dhe menopauza dhe ku numri i vezëve bie drastikisht.

Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse mosha më e këshilluar për të mbetur shtatzënë një femër është mes 20 dhe 30 vjeçe, pasi rënia e parë e pjellorisë nis në moshën 32-vjeçare dhe e dyta në moshën 37-vjeçare. Ndërsa në vitet që paraprijnë menopauzën, mundësia për të pasur një fëmijë janë thuajse zero.

Studime të ndryshme kanë provuar se mes moshës 19 dhe 26-vjeçare, mundësia që një femër të mbetet shtatzënë nëse kryen marrëdhënie në ditët më pjellore janë 1 në 2, ndërsa në moshën nga 35 deri në 39, janë 1 në 3.

Por në dallim nga femrat, meshkujt janë potencialisht pjellorë thuajse gjatë gjithë jetës, për shkak se prodhimi i spermatozoideve nuk ndërpritet, por vetëm përkeqësohet cilësia e tyre me kalimin e viteve dhe meshkujt mund të preken nga patologji andrologjike.

Kështu që të gjithë meshkujt që kanë mbushur 20 vjeç, kanë të gjitha mundësitë për t’u bërë me fëmijë, shkruan noa.al.

Për një çift në moshë të re të pjellorisë, koha mesatare për të ngjizur një fëmijë është katër muaj e gjysmë, ndërsa rreth moshës 40-vjeçare, nevojiten mesatarisht dy vite.

Janë këto rezultatet e një studimi të publikuar në revistën shkencore ‘Human Reproduction”, ku flitet për vështirësi me 30% të mundësisë për të ngjizur fëmijë për meshkujt pas moshës 40-vjeçare dhe për femrat pas asaj 30-vjeçare. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...