Mbyllen qendrat e votimit, në mesnatë Maqedonia e Veriut do të njohë Presidentin e ri
Transmetuar më 05-05-2019, 19:43

Në orën 19:00, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale.

Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e qendrave të votimit.

Ndërkohë KZHZ-ja pak minuta më parë ka njoftuar se censusi është arritur dhe sot brenda mesnatës do të kemi presidentin e pestë të Maqedonisë.

Mediat vendase tregojnë se deri në orën 18:30 "vala" e votuesve ishte 44.5 %, ndërsa për të arritur censusin nevojiteshe dalja e të paktën 40 për qind të votuesve.

Gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve mund të votonin në 3,480 qendra votimi në Republikë dhe 32 jashtë vendit në gjashtë zgjedhjet presidenciale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00.

Loading...
Loading...