Rama për televizionin serb: Jo kufij për Ballkanin, nevoja për pajtim e pashmangshme
Transmetuar më 13-05-2019, 10:46

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që jetojnë në dy vende të ndryshme, por që duhet të bashkohen.

Në një intervistë për televizionin serb, ‘Pink’, kreu i qeverisë i ka cilësuar dy popujt si të ngjashëm që jetojnë në territore të ndryshme.

“Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë apo Serbinë. Duhet të krijojmë një hapësirë ndryshe ku të jetohet njësoj si në Bashkimin Europian, pa kufij, për të forcuar raportet tregtare, kulturore dhe gjithçka tjetër”, është shprehur Rama.

Po ashtu ai ka thënë se Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

Sipas tij, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin atë çfarë Franca dhe Gjermania bënë për Europën.

“Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia ta vazhdojë ëndrrën e vet që kjo nuk ka për të ndodhur ose do ta parandalojë, aq më e dhimbshme do të jetë për të gjithë”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...