Haradinaj: Ndryshimi i kufijve, do të përfitonte Rusia në Ballkan
Transmetuar më 15-05-2019, 20:43

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndryshimin e kufijve në Kosovë e sheh si një mundësi që do i krijohej Rusisë për të tentuar ndikimin e saj në Ballkan.

Një një intervistë për RTV Dukagjini, kreu i qeverisë ka deklaruar se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol.

Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shtyrë atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj.

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...