Operacion masiv në Mitrovicë, arrestohen qytetarë dhe policë, plagosen dy efektivë
Transmetuar më 28-05-2019, 09:08

Një operacion masiv i policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Mitrovicë.

Mësohet se janë arrestuar disa qytetarë dhe policë, teksa detajet nuk bëhen me dije.

Policia sqaron se operacioni policor i cili po zhvillohet në veri të rajonit të Mitrovicës dhe në Mitrovicën e Jugut, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Heroit Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviç.

Bëhet me dije se këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, i cili ka rezultuar me dyshimin e përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.

Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur. Po ashtu flitet edhe për një tjetër efektiv të plagosur.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar sende të ndryshme përfshirë edhe disa armë, teksa serbët e veriut vijojnë të bëjnë rezistencë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...