Dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, i rezistojnë lavatriçes dhe hekurit të hekurosjes
Transmetuar më 28-05-2019, 17:53

Bëhet fjalë për kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, të cilat u nxorën ditën e sotme, më 28 maj, në qarkullim, nga Banka Qendrore Europiane.

Këto kartëmonedha ofrojnë mbrojtje më të mirë nga falsifikimi, duke i bërë kartëmonedhat më të sigurta.

Kartëmonedha prej 100 euro është e dyta më e rëndësishme pas asaj 50 euro, dhe përbën 23% të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim.

Ndërkohë prerjet 200 euro, përbëjnë 1% të kartëmonedhave totale në arkkullim.

Karakteristika e veçantë e sigurisë e këtyre kartëmonedhave është simboli €, që sillet rreth numrit dhe që mund të shihet në dritë.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, mund të shihni të detajuara kartëmonedhat e reja. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...