Arrestimet në Veri të Kosovës, Serbia dhe Rusia fajësojnë NATO-n
Transmetuar më 29-05-2019, 20:43

Serbia dhe Rusia kanë fajësuar NATO-n për aksionin e një dite më parë të autoriteteve të Kosovës në Veri të vendit, ku u arrestuan disa persona.

Ka qenë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov që tha sot se ajo situatë është nxitur nga ata që duan të krijojnë një zonë neutrale nga Rusia në Ballkan, dhe që duan të shtyjnë secilin në NATO.

Operacioni i armatosur solli edhe reagimin e Serbisë e cila vuri në gatishmëri Uahtrinë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë gënjyen kur thanë se e kishin njoftuar Beogradin përpara veprimit të policisë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...