“Këpuca e Artë” e kampionatit shqiptar, ja kush e fitoi
Transmetuar më 30-05-2019, 20:54

Rexhinaldo fitoi betejën me Hasanin për Këpucën e Artë në sezonin 2018-2019.

Lojtari i Kukësit shënoi dy gola përballë Kastriotit, duke e mbyllur këtë kampionat me 14 rrjeta.

Ndërkohë kryeqytetasi Hasani, me golin e sotëm shkoi në kuotën e 12 golave, dy më pak se rivali i tij.

Kukësi dhe Tirana fituan ndeshjet respektive, përballë Kastriotit dhe Flamurtarit.

Për Tiranën kjo ishte ndeshja e sezonit, pasi një humbje do t’i zbriste ata një kategori më poshtë.

Për sezonin e ri është premtuar shumë për këtë skuadër. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...