Transmetuar më 31-05-2019, 10:37

Gjeti vdekjen e therur nga kufjet e veshëve, të cilët ngecën në derën e ashensorit, ku kishte hipur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, në shtetin e Gujarat, ku viktima është një grua 48-vjeçare, Sushila Vishëakarma.

Ajo ishte duke u ngjitur për në katin e tretë të fabrikës së plastikës ku punonte, kur fijet e kufjeve u rrethuan rreth qafës dhe e mbytën, pasi ngecën në derën e ashensorit.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti trupin e gruas në katin e tretë, ndërsa kokën në katin e parë, bashkë me kufjet në vesh.

Lidhur me ngjarjen e tmerrshme hetimet janë në vijim, ndërkohë që mediat vendase e cilësuan si një skenë horror, shkruan noa.al.

Një agjent i policisë i cili po heton ngjarjen tha se dyshohet se gruaja ishte duke përdorur telefonin me kufje dhe ngecja e tyre ia kishte mbajtur kokën jashtë, kur ashensori nisi të lëvizë. /a.y/noa.al