Ivica Daçiç provokon, shkruan “Kosova është Serbi” në kartmonedhë
Transmetuar më 04-06-2019, 17:50

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shfaqur me një kartmonedhë në duar ku ka shkruar diçka.

Në të është shkruar “Kosova është Serbi”, duke provokuar kështu një tjetër debat.

Në fakt në Serbi ka filluar një aksion në rrjetet sociale me mesazhe të tilla të shkruara në kartmonedha.

Ky aksion është duke u zhvilluar në një mënyrë pak të çuditshme dhe serbët po shkruajnë në kartmonedha “Kosova është Serbi”.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe kreu i diplomacisë serbe. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...