Apple me disa risi për të gjithë përdoruesit
Transmetuar më 05-06-2019, 01:10

Kompania “Apple” ka njoftuar se “iTunes” do të zëvendësohet nga “Apple Music”, “Apple Podcasts” dhe “Apple TV”.

Ka pasur spekulime se gjiganti teknologjik po planifikonte mbylljen e shërbimit muzikor që kishte lançuar në vitin 2001.

Kompania po ashtu ka bërë të ditur edhe një numër masash të reja për privatësinë, në konferencën e saj të përvitshme të zhvillimit në San Jose.

Një regjistrim i ri do të jetë një alternativë për të hyrë në aplikacionet që përdorin llogaritë e medieve sociale, duke fshehur adresën e “e-mail”-it të përdoruesit dhe të dhënat.

“iTunes” do të mbetet ndërkohë e pandryshuar në platformat “Windows”.

Gjiganti i teknologjisë shfrytëzon konferencën e përvitshme për të prezantuar planet e tij për muajt në vijim.

Të tjera përmirësime përfshijnë opsionin për të vënë në heshtje telefonuesit e panjohur dhe për të bllokuar dërguesit brenda aplikacionit “Mail”, kërkim të përmirësuar në mesazhe dhe karikim të optimizuar të baterisë.

“Apple” ka bërë përmirësime edhe për tastierën e saj të gjuhës, përfshirë tastierat dygjuhëshe dhe parashikime në shkrim për disa gjuhë të botës.

Po ashtu, edhe “Apple Watch” bëhet më e pavarur nga “iPhone” me “App Store”-in e saj.

Gjiganti teknologjik zbuloi po ashtu edhe “Mac Pro”-në e ridizajnuar, të pajisur me një procesor “Intel 28 Core” dhe ekran “Display Retina 6K” që është 40 për qind më i madh sesa ekrani aktual i “iMac”.

Sakaq ndryshon edhe softueri i Apple. U prezantua në San Jose, IOS 13 i cili ka disa risi. Mes tyre dominon shpejtësia e përdorimit pasi përmes FaceID telefoni do të hapet 30 për qind më shpejt.

Loading...
loading...
Loading...