Një festival për artin ndriçues në Shkup
Transmetuar më 06-06-2019, 04:28

Edicioni i dytë i festivalit “Skopje Light Art District” – Festivalit ndërkombëtar të artit ndriçues, u zhvillua këto ditë në Shkup.

Në kuadër të tij u prezantuan dhjetëra artistë, grupe dhe muzikantë në 18 lokacione, të cilët me ekspozitat e tyre, perfomancat dhe 3D-hartimet, e ndriçuan qendrën e Shkupit në ngjyra të ndryshme.

Qëllimi i mbajtjes së këtij festivali është të sjellë ndriçim dhe ngjyrë në përditëshmërinë dhe të shfaqet pjesa e bukur, e larmishme e jetës, ndërsa të gjithë të pranishmit në festival kanë mundësi të jenë pjesë e një përvoje të re dhe të pazakontë.

Duke ndjekur “shtegun”, nga “Kurshumli Ani” në Çarshia e Vjetër, si dhe në zona të tjera në Çarshi, përmes bregut të lumit Vardar, deri në Parkun e Qytetit, të interesuarit mundet  përmes shëtitjes të shohin instalimet e ndryshme ndriçuese, drunjtë e ndriçuar, si dhe 3D – Videoprojeksionet.

“Skopje light art district” është një festival ndërkombëtar i artit ndriçuar në Shkup, në organizim të Sallës Universale, ndërsa me mbështetje të Qytetit të Shkupit, Institutit “Ynus Emre”-Shkup dhe projektit evropian ROCK – Rigjenerim dhe optimizëm i trashëgimisë kulturore në qytetet kreative, që është pjesë e programit të BE-së për hulumtime dhe inovacione – Horizont 2020.

Loading...
loading...
Loading...