Transmetuar më 06-06-2019, 13:08

Një kafshatë e kaluar shtrembër bëri që një turist të rrezikojë që të mbytej.

Ngjarja ndodhi teksa turisti ishte i ulur në një tavernë në Hania, në ishullin grek të Kretës.

Teksa po darkonte me një vajzë, turisti nisi që të kollitej dhe të plas dorën në kraharor, gjithnjë e më dukshëm, duke u ngritur në këmbë pasi me zor mbushej me frymë.

Në ndihmë të tij erdhi i zoti i lokalit, Vasilis Patelakis, i cili praktikoi ndaj klientit stilin Heimlich, duke e shpëtuar, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për një teknikë të ndihmës së shpejtë, për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes. /a.y/noa.al