Fjoralba Ponari fotografohet me të dashurin
Transmetuar më 07-06-2019, 08:05

Fjoralba Ponari është padyshim një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit, por edhe ndër më të komentuarat nga mediat të cilat nuk kanë lënë pa cekur edhe jetën private të saj.

Këtë pjesë Fjoralba e ka ruajtur me fanatizëm, aq sa edhe kur postoi një foto krah njeriut të zemrës e fshiu menjëherë dhe deklaroi se u pendua.

“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh Fjoralba.

Ndërkohë ‘Inlife’ ka publikuar këtë të enjte disa foto ku Fjoralba shfaqet me të dashurin në një kafene.

I dashuri i moderatores duket shumë simpatik dhe duket se shkojnë shumë me njëri tjetrin.

Loading...
loading...
Loading...