Arratisen 14 luanë nga Parku Kombëtar, panik te banorët
Transmetuar më 07-06-2019, 18:35

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Është raportuar se 14 luanë janë arratisur nga këto ambiente, duke ngjallur frikë te banorët.

“Ne jemi ende duke hetuar se si ia dolën të arratiseshin nga Parku Kombëtar Kruger, por për momentin janë dëgjuar afër minierës Foskor rreth Phalaborëa”, tha zëdhënësi Zaid Kalla.

Rojtarët e pyllit po ndjekin gjurmët e kafshëve dhe banorët vendas janë paralajmëruar të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm në çdo kohë.

Rojtarët janë duke vëzhguar kafshët dhe autoritetet planifikojnë t’i kapin dhe t’i kthejnë në park.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për lëndime ose dëmtime të shkaktuara nga luanët. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...