Transmetuar më 10-06-2019, 10:39

Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK i komunikoi shkarkimin nga detyra gjyqtarit, i cili u konstatua me shkelje në detyrë dhe kritika për profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore Vjerdha pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre.

Fuat Vjerdha është një nga gjyqtarët që shqyrtoi vendimin ku u hoq dënimi me burg përjetë i Dritan Dajtit, por votoi kundër.

Ndërsa për uljen e dënimit të tij u shprehën në në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009. /a.y/noa.al