NASA do i lejojë turistët që të vizitojnë stacionin hapësinor ndërkombëtar brenda vitit 2020
Transmetuar më 10-06-2019, 13:44

NASA parashikon që të lejojë turistët që të vizitojnë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, brenda vitit 2020.

Deri më tani laboratori hapësinor, ishte i vizitueshëm vetëm për astronautët që përfaqësonin agjencitë hapësinore në nivel shtetëror.

Por në një deklaratë surprizë NASA konfirmoi hapjen e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për motive tregtare.

Kështu duke nisur nga fillimi i vitit 2020, laboratori hapësinorë do të presë astronautët privatë të cilët mund të qëndrojnë deri në 30 ditë.

Transporti do të garantohet nga ‘Boeing’ dhe ‘SpaceX’, të cilët aktualisht po zhvillojnë disa kapsula të cilët do mund të jenë në gjendje që të transportojnë qenie njerëzore drejt hapësirës.

Parashikohet që një udhëtim të kushtojë rreth 50 milionë dollarë për astronautë, ndërkohë që NASA do të marrë rreth 35 mijë dollarë për një natë, shkruan noa.al.

Përveç promovimit të kërkimeve, qëllimi është që të stacioni hapësinor të bëhet më shumë pjesë e biznesit, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për zhvillimin e projekteve në orbitën  e Tokës. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...