Transmetuar më 10-06-2019, 18:59

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që akuzohet për tentativë përdhunimi të bashkëkombases së tij 27-vjeçare.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Florin Hasani, ndërsa vajza punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova.

Ngjarja është raportuar në datën 2 qershor të këtij viti, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

I riu përdori dritaren për të hyrë në dhomën e vajzës dhe tentoi që ta përdhunojë.

Ndërkohë, shoku me të cilin vajza ishte duke folur në telefon, dha alarmin në polici ndërsa në vendin e ngjarjes u gjet një biçikletë dhe një çantë.

Brenda ishin dokumentet e të riut. Duke qenë se ai nuk kishte një banim të caktuar, policisë iu desh pak kohë për ta gjetur atë. /k.k/noa.al/