Në kërkim nga Gjermania, kapet në Kapshticë një shtetas i huaj
Transmetuar më 11-06-2019, 11:34

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të evazionit fiskal, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, të A.H., 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kjo pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij,

për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...