Lëvizte i armatosur, kapet i riu i sapo dalë nga burgu
Transmetuar më 11-06-2019, 13:17

Një djalë i ri i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë mesnatën mes të hënës dhe të martës.

Efektivët e policisë të komisariatit Vorë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person me precedent penal të mëparshëm qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar ‘Mesnata”.

Si rezultat i operacionit ne rrugën dytësore në hyrje të Vorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Ergest Hoxha, 30 vjeç, banues në Vorë.

I riu rezulton i i dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip ‘Audi’, në çantën e dorës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...