Transmetuar më 11-06-2019, 14:43

Një aktor i njohur brazilian, Rafael Henrique Miguel, 22 vjeç, u vra të dielën mbrëma bashkë me prindërit, João Alcisio Miguel, 52 vjeç dhe Miriam Selma Miguel, 50 vjeçe.

Ekzekutimi i trefishtë ndodhi në lagjen e ‘Pedreira’ në San Paolo, pikërisht në shtëpinë e tij ku ndodhej me të dashurën 18 vjeçe, Isabela Tibcherani.

Arsyet që shtynë të dyshuarin Paulo Curpertino Matias, 48 vjeç që të hyjë në banesë dhe ti vrasë të tre nuk dihen ende, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim.

“Donim vetëm të ishim të lirë për të dashuruar. Donim që të eksploronim botën dhe jetën. Të rriteshim pranë njeri tjetrit si një njeri i vetëm. Ju lutem që të respektoni këtë moment, pasi para se të ishte një figurë publike, ishte një qenie njerëzore. Qenia njerëzore më e mrekullueshme që ekziston.

Dje u takuam sërish pas shumë muajsh që kishim ëndërruar këtë moment, duke numëruar ditët dhe sekondat. Dita më e bukur e jetës sime. Ishim vetëm unë dhe ti. Shkëmbyem unazat dhe thamë ‘Jemi duke u martuar”, shkroi Isabella. /a.y/noa.al