U shpall artistja më e pasur në botë, Rihanna tregon gjënë që dëshiron më shumë në jetë
Transmetuar më 12-06-2019, 07:58

Pozon e veshur me një trupore leopard në mënyrë transparente dhe më seksi se kurrë.

Kështu shfaqet këngëtarja Rihanna, për objektivin e fotografit Pierre-Ange Carlotti, në numrin veror të “Interview”.

Me besim të madh në vete, këngëtarja e cila u klasifikua nga revista “Forbes” si artistja femër më e pasur në botë, rrëfehet për jetën e saj.

“Vetëm dy vitet e fundit kam nisur të kuptoj se duhet ti kushtosh më shumë kohë vetes, pasi shëndeti mendor varet nga kjo. Nëse nuk je i lumtur, nuk do jesh as nëse bën gjërat që pëlqen të bësh”, thotë këngëtarja.

Rihanna tregon se ka nisur të bëjë gjëra të vogla, si të dalë shëtitje, të bëjë pazarin e ushqimeve dhe më pas flet për lidhjen me Hassan Jameel, e nisur në vitin 2017, “Kisha nevojë edhe për këtë, për të ushqyer këtë pjesë timen. Sigurisht që jam e dashuruar”.

Por kur pyetet për martesën, ajo shton se, “Vetëm Zoti e di, ne bëjmë plane dhe Zoti qesh. Megjithatë gjëja që dua më shumë në jetë, është të bëhwm nënë”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...