Zbulimi i beftë për fëmijët e mëdhenj, çfarë ndodh me ta gjatë rritjes
Transmetuar më 12-06-2019, 15:00

Fëmijët e mëdhenj ose të parët, janë më të prirur për tu shëndoshur. Është kjo ajo që pretendon një studim i Universitetit të Auckland, në Zelandën e Re.

Studimi u krye bazuar në një kampion prej 13 mijë çiftesh motrash, të analizuara qysh nga lindja deri në moshë madhore, ndërsa rezultatet u publikuan në revistën shkencore ‘Journal of Epidemiology’.

Studiuesit vlerësuan një mundësi më të madhe për të qenë mbipeshë me 29% dhe obezë me 40%, në raport me fëmijën e dytë. Ndër shkaqet kryesore cilësohen raportet me prindërit, ku fëmijët e mëdhenj marrin më shumë vëmendje.

Po ashtu fëmijët e parë, rrezikojnë që të zhvillojnë më shumë sëmundje si diabeti dhe sindroma metabolike. Kjo gjë mund të varet nga fluksi i gjakut nga plançeta e të sapolindurit nga shtatzënia e parë tek të tjerat, shkruan noa.al.

“Tek fëmijët e parë venat e gjakut në plançetë janë më të ngushta. Kjo gjë sjell më pak fluks, duke bërë që në mos të madhe fëmija i parë të akumulojë më shumë yndyrë, duke e bërë më pak efikas rolin e insulinës”, thotë studiuesja Wayne Cutfield, docente e endokrinologjisë në Universitetin e Auckland. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...