Meta në Kosovë: Të bëjmë të pamundurën t’i garantuar të rinjve të ardhmen
Transmetuar më 12-06-2019, 15:42

I gjendur në Kosovë në kuadër të festimeve të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, presidenti Ilir Meta shprehet i lumtur për pjesëmarrjen në Kosovë.

“Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit”,- shkruan Meta.

Më tej Meta citon presidentin Bill Clinton teksa shkruan se, “Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton🇺🇸 është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri🇦🇱 dhe Kosovë🇽🇰, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona.🇦🇱🤝🇽🇰”.

Loading...
Loading...