Transmetuar më 12-06-2019, 18:06
foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Librazhd-Elbasan.

Për pasojë janë lënduar dy persona, ku për fat të keq njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Mësohet paraprakisht se në aksident është përfshirë një motor dhe një makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, ku drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/