Transmetuar më 12-06-2019, 19:14
Foto ilustruese

Presidenti Meta ka nisur takimin me kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike, në një përpjekje për të diskutuar për caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale.

Në takim marrin pjesë Arjan Madhi nga Partia Republikane, Dashamir Shehi i LZHK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Agron Duka i Partisë Agrare, dhe Nard Ndoka i PDK-së.

Ky është takimi i parë i kreut të shtetit me faktorin politik që pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nuk dihet nëse do të ketë takime me partitë e mëdha politike, ashtu sikundër një pikëpyetje e madhe është nëse një thirrjeje të mundshem do t’i përgjigjet pozitivisht kryeministri Rama.

Ky i fundit e ka akuzuar Presidentin se ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të anuluar zgjedhjet lokale. /k.k/noa.al/