Humbën jetën në Letoni, 10 milion lekë për familjarët e ushtarëve
Transmetuar më 12-06-2019, 19:51

Me vendim të Këshillit të Ministrave familjet e dy ushtarëve të rënë në krye të detyrës në Letoni do të marrin një kompensim financiar.

“Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej dhjetë milionë lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit”, thuhe në vendim.

Hasanaj dhe Tanushi humbën jetën në krye të detyrës pak javë më parë në Letoni, ku ishin pjesë e një misioni të NATO-s për demontimin e minave.

Plasja aksidentale e një mine rezultoi fatale për jetën e tyre.

Të dy janë shpallur Dëshmorë të Kombit. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...