Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të showbizit shqiptar.
Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.
Nëse themi që është një ndër vajzat që di të provokojë më së miri, nuk gabohemi aspak.
Këtë të shtunë, ajo do të jetë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, së bashku me Muharrem Ahmetin, me të cilin ka një bashkëpunim.
Gjatë intervistës, Enca do të flasë për herë të parë edhe për lidhjen e saj. “Si ka mundësi që akoma s’ke të dashur”, e pyet moderatori në një moment.
Në videon promo të emisionit që Ermal Mamaqi ka publikuar në “Instagram”, këngëtarja dëgjohet të thotë: “Kush të ka thënë ty që jam beqare”, duke i habitur të gjithë me përgjigjen.
E shtuna do e zbulojë të vërtetën e përgjigjes./a.k/noa.al/