Shuhet në mënyrë të parakohshme gazetari i njohur shqiptar nga Kosova, Lekë Zherka
Transmetuar më 15-06-2019, 17:26

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme gazetari shqiptar nga Kosova, Lekë Zherka.

Ai ndërroi jetë ndërroi jetë këtë të shtunën në moshën 56 vjeçare.

Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor për shumë vite në Kohavision.

I ndjeri Zherka deri në fund të jetës vijoi punën në Radiotelevizionin 21.

Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar për vdekjen e tij duke e cilësuar atë  si një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Zherkës.

Thaç në postimin e tij shkruan se Zherka dha një kontribut të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale.

“Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkruan Thaçi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në varrezat e qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13:00./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...