Transmetuar më 15-06-2019, 19:30

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Devioll, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialistë Eduard Duron për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në fjalën e tij Rama “sulmoi” opozitën për të cilën tha se nga frika e drejtësisë, mbajnë peng zgjedhjet e japin mesazhe të gabuara në Europë, kundër çeljes së negociatave.

Kjo ndodh për një arsye të qartë tha Rama:

“Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë monumenti frikës nga drejtësia, nga hapja e negociatave që nis me drejtësinë. Dhe drejtësia i trajton të gjithë njësoj, nga më i gjati te më i shkurtri, dhe jo si i ka trajtuar për vite me radhë. Zgjedhjet janë pengu që duan për të futur vendin në kaos e për të dhënë mesazhin e gabuar në Europë.

Në kohët e dikurshme do quhej sabotim, sot e ka emrin një përpjekje kundër Shqipërisë.

Kjo përpjekje do dështojë me turp e turpi do u mbetet atyre që e kanë ndërrmarrë.” tha kryeministri në fjalën e tij./a.k/noa.al/