Transmetuar më 16-06-2019, 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike doli në një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg disa prej zyrtarëve të lartë të kësaj force politike, që morën pjesë në protestën në Librazhd.

Basha tha se me këtë akt opozita nuk trembet, ndërsa paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët duke u kujtuar atyre përballjen me drejtësinë.

“Opozita nuk frikësohet, nuk trembet, nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.

Dua t’u drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit. E dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia. Edi Rama mund t’u ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, do të kaloni vettingun. Unë ju premtoj se shpesh do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë”, tha Basha.

Jepet masa e sigurisë për zyrtarët e PD-së, burg për dy kryetarë në rrethe