Për rreth dy orë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare.
Po sipas të njëjtave burime Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet ne Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar ne Fletoren Zyrtare.
Nga ana tjetër, mazhoranca vijon fushatën elektorale, ndërsa kryeministri është shprehur i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
Po ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për procesin zgjedhor, teksa e ka shpërfillur dekretin e Presidentit./b.l/noa.al/