Transmetuar më 17-06-2019, 15:53

Pas publikimeve të publikuara nga Bild, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama nxit prokurorinë për të vijuar hetimet, ndërsa shprehet se kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do të marrin përgjigjen në 30 qershor.

“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama.

Pak më parë e përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave./b.l/noa.al/

Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama