Transmetuar më 17-06-2019, 18:58

Pas publikimit të përgjimeve të “Bild”, Lëvizja Socialsite për Integrim ka kërkuar nga drejtësia që të ndalojë, hetojë, dhe dënojë Kryeministin Edi Rama.

Petrit Vasili shkruan në facebook se ato që u publikuan janë prova shkatërruese.

“Edi Rama e largoi përfundimisht veten! Provat e BILD shkatërruese!

Kryeministri u provua botërisht si hajdut ordiner votash bashkë me të gjithë hajdutët e ministrisë së Brendeshme dhe turli farë zyrtarësh të shtetit dhe horrash e alabakësh!

Të jape dorëheqjen dhe të largohet nga zyra menjëherë! Drejtësia ta ndalojë, ta hetojë dhe ta dënoje, ç’presinmë”, shkruan Vasili. /k.k/noa.al/