Përgjimet, PD: Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal
Transmetuar më 18-06-2019, 14:58

Pas botimit të përgjimeve nga “Bild”, për shitblerjen e votave në Durrës e Dibër nga PS, ka reaguar sot Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, si dhe Enkeleid Alibeaj dhe Çlirim Gjata.

Në një dalje për mediat, ata kanë deklaruar se përgjimet tregojnë se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka komentuar 7 përgjime nga 16 gjithsej. Ai tha se në biseda janë konsumuar vepra penale që kanë të bëjnë me ushtrim të ndikimit të paligjshëm te zgjedhësit nga funksionarë të lartë dhe vepra e ofrimit të parave për votën.

Përgjimi 1: Dëgjohet shumë mirë përgjimet. Aty thuhet ‘mendon se e ke realizuar objektivin’. Këto sekuenca zhvillohen mes një zyrtari të lartë shtetëror dhe një funksionari në Ministrinë e Brendshme. Kodi Penal në nenin 328/a parashikon këtë hipotezë: ‘Përdorimi i nga një punonjës që kryen detyrë shtetërore, ai që përdor burime njerëzore me qëllim favorizimin e një kandidati ose favorizimin e një partie dhe dënohet 1 deri në 3 vite. Pra, kryeministri, zyrtari më i lartë përdor dhe shpreh superlativa për të për çështjen e zgjedhje. Këto dy funksionarë duhet të dënohen sipas këtij neni. Neni 328/a është  konsumuar totalisht nga shtetasi Edi Rama dhe Arben Keshi.

Përgjimi 2: Aty jepen para për votë. Ka nen penal që dënon dhënien e parave për votë. Duhet të dënohet 1 deri 5 vjet burgim. Në përgjim duket qartë se zyrtari ofron para në këmbim të votës.

Përgjimi 3: Një mësues i bën me dije Arben Keshit, që ka shef Edi Ramën, i thotë që është njëri që ka katër vota. 200 mijë lekë pjesëtim për 4 bëjnë 50 mijë lekë të vjetra. Dhe blihet vota për 50 mijë lekë. Ky është neni “ofrimi i parave për të blerë vota”. Ky është tjetër episod ku neni 328/a është konsumuar totalisht.

Përgjimi 4: Është tjetër episod dhe është konsumuar prapë neni 283/a i Kodit Penal. I kap të dy personat që flasin. Ofrohen para për dy vota, në favor të objektivit të Edi Ramës. Këtu është konsumuar: “ofrim parash për të blerë votat”.

Përgjimi 5: Po e njëjta hipotezë, po e njëjta skenë, po të njëjtët aktorë, po neni 283/a është konsumuar edhe këtu. Jepen para për të blerë votën e varfërisë.

Përgjimi 6: Aty dëgjohet kur thuhet se duhet të marren të gjithë një e nga një dhe shahet. Dhe thuhet “në qoftë se duan të jenë në punë ditën e hënë”. Është kanosje e drejtpërdrejtë e zgjedhësve që të votojnë për PS ose ndryshe do të kenë pasoja për punë. Neni 329 parashikon vepër penale dhunimin e pjesëmarrësve në zgjedhje. Pra nëse në rastet e tjera kemi korruptimin disa herë, këtë herë kemi kanosje për zgjedhur x ose y parti. Minimumi i dënimit është 6 muaj, kurse maksimumi 2 vjet burg. Kjo është dispozitë penale e konsumuar totalisht.

Përgjimi 7: Kjo skenë zhvillohet mes dy funksionarëve të lartë të administratës shtetërore, Arben Keshi dhe Sali Skura. Drejtori i policisë i tregon atij që duhej të arrinte objektivat se kemi bllokuar nja 7 autobusë, me miqësi kemi ndaluar për të shkuar. Kemi nenin 328/a parashikon përdorimin e funksionarëve shtetërore për të penguar zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e votës, nga 1 deri 3 vjet burg. Ky është tjetër episod i konsumimit të këtij neni.

Loading...
loading...
Loading...